Ligjërata e tretë e vargut të ligjëratave: Parajsa e bindjes
https://youtu.be/F4QPacqn5GI?feature=shared
Pyetja e parë:
Kush është profeti yt?
Profeti im është Muhamedi, i biri i Abdullahut, nga fisi arab i kurejshëve, i përzgjedhur dhe i dërguar nga Allahu tek të gjithë njerëzit dhe xhindët, për t’i thirrur ata që ta adhurojnë vetëm Allahun dhe të braktisin adhurimin e gjithkujt tjetër, krahas Tij. Ai është vula e profetëve dhe më i dalluari prej tyre.
Pyetja e dytë:
Çka dmth: dëshmoj se Muhamedi është i dërguari i Allahut?
Do të thotë: T’i bindemi në atë që na ka urdhëruar, t’i besojmë asaj që na ka treguar, t’i shmangemi asaj që na e ka ndaluar dhe ta adhurojmë Allahun vetëm ashtu si ai na ka mësuar.
Pyetja e tretë:
Çdarë duhet të themi, kur të përmendet emri i tij?
Kur të përmendet emri i Pejgamberit, duhet të themi: sal-lallahu alejhi ve selem (lavdërimet dhe shpëtimi i Allahut qofshin për të).
Pyetja e katërt:
Kur ka lindur dhe kur ka vdekur Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ve selem)?
Ka lindur në vitin që quhet “viti i elefantit”, që i bie 571, është bërë profet në moshën katërdhjetë vjeçare, ka jetuar 63 vjet dhe, në vitin 11 hixhri, që i bie 632, ka ndrruar jetë.