«Gatuani mendjet që të mendojnë e të logjikojnë, e mos i gatuani ato për mbamendje! Se ne, që kur e lëmë anësh edukimin dhe gatimin e intelektit që mendon, kushmos mëpastaj luajti me ne! Kujtojeni, është tejet e vështirë që të luash e të manipulosh me një mendje, me një popull e me një komunitet që logjikon!» - Dr. Muhamed M. Husejn Ebu Musa
Profesor i nderuar,
Ne i japim përparësi memorizimit, ngaqë mendja e fëmijës që logjikon na sikleton me shumë pyetje, kurse ne nuk kemi lexuar mjaftueshëm për pyetjet e mundshme!
Ne i japim përparësi memorizimit, ngaqë kemi kohë veç sa për ta dërguar fëmijën tonë në një mektep apo sa për t’ia dhënë urdhrat se çfarë duhet të memorizojë, por nuk kemi kohë që të bashkëbisedojmë me ta, të hallakasim mendjet e tyre se çfarë pëshpërisin dhe të investojmë në aftësitë e tyre intelektuale!
Ne i japim përparësi memorizimit, ngaqë memorizimi është më lehtë i numërueshëm (kaq faqe, kaq libra, kaq poezi), saktësisht kur ato numra na duhen neve për mburrje, kurse mendimi i thellë që prodhon bindje, edukatë dhe parime nuk shndërrohet lehtësisht në numra - tek populli ynë që të pyet me “sa?!” e jo me “si?”?!
Mirsim Maliçi
Bonn, 09.01.2020
Lexo më shumë