Kthehu
Mësime dhe ndërtim
06 Mars, 2025
2 min lexim

Ndryshimi?! Vetëm atëherë kur Islami të jetë qendra e qendrave tona!

Ahmed es-Sejid

Ne, në një zaman si ky, me fitne e lajthitje gjithandej, ku njerëzit e së kotës janë në dominim, ndërsa muslimanët janë të dobët, mashtrohemi nëse mendojmë që gjendja e muslimanëve mund të rregullohet e të ndryshohet për mirë, edhe pa u ngritur ne dhe pa u konsoliduar me themel të fortë imanor e menhexhor, e pa u ngritur përnjëmendësisht me Kuranin dhe me udhëzimin profetik. Në fakt, reformimi bëhet realitet vetëm atëherë kur do ta pranonim imanin me entuziazëm, me aq sa të gurgullojë në damaret e tona dhe, së këndejmi, çështja për të cilën ne do të jetonim, do të ishte Islami, e pastaj, cilado çështje tjetër, çfarëdo qoftë ajo, do të relativizohej në zemrat tona kundrejt madhështisë së Islamit, e për ne, kjo fe të jetë më shtrenjta që e çmojmë, kurse ne, të jemi më të palëkundurit e saj. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë ndryshimi i gjendjes së muslimanëve, është shumë larg! 

Nëse mendojmë që gjendja e muslimanëve do të ndryshojë me atë pak konsideratë e interesim fetar që e kemi për fenë, në kuptimin që, le të jetë feja një, ndër shumë të tjera, një nga preokupimet e mira që ia vlen t’i kemi, e aq më tepër, s’bëhet fjalë, nëse fare s’e kemi preokupim fenë apo jetojmë në gaflet të plotë, ku s’dimë gjë tjetër në jetë veç qefet dhe zbavitjen. Vallë, me sojin e këtyre – që nuk heqin dorë nga gafleti – me këta të ndryshojë gjendja e muslimanëve, e t’i kthehet lavdia këtij Islami madhështor?! Kjo është e pamundur!

Ore, ne po flasim për dikë që ka dalur nga ky llom i madh dhe i ka thyer prangat e mëkateve dhe të gafletit të plotë, dhe hë, e ka renditur Islamin në një prej pikave të rendit të ditës dhe jeton për mijëra çështje e interese, e një nga to, megjithatë, e ka renditur edhe Islamin, mirëpo as me këta nuk mund të ndryshojë gjendja e muslimanëve! 

Ndryshimi vjen vetëm kur ta marrim sërish Kuranin si burimin kryesor e të denjë të besimit tonë dhe ta madhërojmë me madhërim të veçantë, si dhe vetëm atëherë kur ta marrim sërish udhëzimin dhe jetëpërshkrimin profetik dhe ta jetësojmë atë me devotshmëri, shmangie nga mëkatet, e vëllazëri imanore.

Shejh Ahmed es-Sejid

Përktheu: Mirsim Maliçi[1]

Shkup, 01.07.2023


[1] Fëshfërimë në ligjëratën “Si të quajnë dhe si të quan Ai?!”.

Shpërndaje
Mësime dhe ndërtim

Pse daveti që të çliron, të frikëson?!

Lexo më shumë
Mësime dhe ndërtim

Që ta shpëtosh dikë në rrethrrotullim

Lexo më shumë
Mësime dhe ndërtim

Gatuani mendjet që të mendojnë!

Lexo më shumë

Tags