• Notifications
Kthehu
Edukim dhe tezkije
14 Maj, 2026
1 min lexim

Relativizimi i kodit fetar mes dy gjinive

Hoxhë Mirsim Maliçi

Fetaria me luhatje serioze, nuk është tregues i tërmetit, por tregues i themeleve të dobëta të cilat i rrënon edhe një termet i lehtë. E këtillë është fetaria e shumë vëllezërve dhe e motrave, që sahabët dhe sahabeshat i kanë fasadë, por në zemër iu fle liberalizmi që ua shemb krejt rregullat e fetarisë së parë. Po, rregullat e fetarisë sahabiane - me të cilën fetari (ishte dhe) është i kënaqur Allahu, ku kodi i komunikimit me gjininë e kundërt ishte kod i rreptë, norma e ndarjes dhe e mospërzierjes mes dy gjinive ishte e prerë, udhëzimet për të shmangur fitnet mes dy gjinive ishin të ashpra, e shtigjet e përafrimit mes dy gjinive ishin shtigje të munafikëve, derisa safi më i keq i namazit ishte safi i fundit, ku hipokritët vonoheshin për të qenë më afër safave të grave. Nëse kjo hile në një ibadet të afronte me njerëz të pavlerë, vallë, ku të çon sot kjo shkelje e parimeve, kur mjegullimi bëhet me fetari, maskimi me aktivizëm komunitar e mëkatimi me interpretim fikhor?! - Shkup, 14.05.2026

Shpërndaje
Edukim dhe tezkije

Fitimi i rrejshëm i syfaqësisë

Lexo më shumë
Edukim dhe tezkije

Ndryshimi në mesin e shkumës

Lexo më shumë
Edukim dhe tezkije

Syfaqësia është verbëri

Lexo më shumë

Tags