Kthehu
Akide dhe menhexh
21 Shkurt, 2025
2 min lexim

Ç’ju keni përgjigjur profetëve?!

Hoxhë Mirsim Maliçi

Fetaria me copëza e me thërrmija, por që nuk prijësohet nga teuhidi, e që nuk ndërtohet nga Suneti, është vetë ngjarja më e shpeshtë e njerëzimit: gënjeshtra të bukura, por jo botëkuptime e përcaktime të vërteta, ashtu siç janë e ashtu siç duhet.

Idhujtarëve të Mekës iu kishin mbetur shumë copëza nga feja e Ibrahimit, por jo edhe teuhidi. Së këndejmi, përplasja e kumtarit të fundit (sal-lallahu alejhi ve selem!) me popullin e tij, ishte një betejë ku ballafaqohej thirrja për rindërtim dhe rifillim në themelet e vërteta nga njëra anë, dhe këmbëngulja për të qëndruar në pretendim nga ana tjetër.

I këtillë është në përgjithësi gafleti i njeriut që nuk sheh përtej hundës së vet dhe që, ashtu si nuk ia di vlerën të vërtetës kundrejt të kotës, nuk ia di vlerën as ahiretit kundrejt dynjasë, ndaj tek ai, e përhershmja e paimagjinueshme shitet për copëza dynjaje që nuk do të duhej të mahnitnin as kërshërinë fëmijërore, po ja që ky është rezultati i kombinimit të mendjelehtësisë dhe ngutisë me cytjet e djallit dhe me pasimin e ëndjeve.

E po, është mirësia e Allahut, e pastaj përpjekja e denjë të cilën e mbarëson vetë Ai, me të cilat fitohen emrat e epitetet, që nga sidiku e deri te i devotshmi, por kjo vetëm pasi të jemi rreshtuar pas të Dërguarit të Tij (sal-lallahu alejhi ve selem!): pas mësuesit që ishte këmbëngulës për ndërtim të mirëfilltë dhe parimësi pa skadim.  

Ndaj, rrini tek e vërteta e pacenuar, sepse vetëm me të jeni domethënës, po dhe ngaqë vetëm pasimi i saj përbën tregti të denjë me Allahun, që “Ditën kur do t’i thirrë ata dhe u thotë: “Ç’ju keni përgjigjur profetëve?”. (Kurani, 28:65), përgjigjja e saktë të ta harrojë çdo lodhje e mundim që, në krahun e mushkonjës e hoqe tek sa synove të vërtetën dhe e jetësove atë, ashtu siç qe zbritur e siç qe kumtuar.


Mirsim Maliçi

05.04.2023, Shkup

Shpërndaje
Akide dhe menhexh

Pusi është i njëjtë, por kova s’ka nxjerrë njëjtë

Lexo më shumë
Akide dhe menhexh

Domethënia e fjalës lā ilāhe il-lall-llāh

Lexo më shumë

Tags