• Notifications
user

Hoxhë Mirsim Maliçi

Skenarin e shkruar e lexon secili, kurse atë të pashkruar, pakkush. Shumica e raporteve të mira ndërnjerëzore jetojnë me mirëkuptim, i cili thuajse tretet fare kur përballë vetës e gjen një rrjedhë dhe itinerar të ngjarjes, që tingëllon si rastësi e përditshmëri, por në të vërtetë është paramendim dhe planifikim. E kur skenarin e pashkruar e sfidon me reciprocitet, ti je fajtor. E ç'faj ke bërë?! Thjesht, lexove pak më matanë mjegullave. Diku udhës, 24.10.2026

user

Hoxhë Mirsim Maliçi

Një shoqëri që e zotëron maskimin, duke e mbuluar të keqën e vet me trumbetim të së mirës, e duke e kamufluar poshtërsinë e vet me spikatje të aforizmave të virtytit, është një shoqëri torollake. E po, kujt po ia mbulon ligësinë prej të cilës po vuan, nëse koston dhe epilogun e saj e paguan vetë?! E, Hasan el-Basriu do të thoshte: “Nuk vjen Kiameti, veçse në krye të çdo populli do të shohësh hipokritët.” - 02.10.2026

user

Hoxhë Mirsim Maliçi

Ambiciet që mësohen në sytë e hijerëndëve dhe në shoqërinë e urtarëve, janë rrugëtime pazë, e epilogje me jehonë. 20.09.2026

user

Hoxhë Mirsim Maliçi

Sa faqe kodrash mezi ngjiten, e pas një përpjeteje të vështirë, vizioni i ri në rrafshin ku ke zbritur, duhet të jetë edhe më i qartë: o ruaje kapitalin e arrirë, o rrëfe për shtigjet e kaluara, o zgjidh kodrina të lehta të përballueshme për forcën që ka ngelur. Më mirë sesa të marrësh tatëpjetën, “pensioni është për burra”. Shkup, 25.08.2026


user

Hoxhë Mirsim Maliçi

Sa e sa herë, këmbëngulja jote për RRUGËDALJE, ishte e pasuksseshme... sepse nuk provove ta gjesh një shteg tjetër. N'shoqëri, n'punë, n'familje, e n'fetari, shpesh ngjarjen e dështimit e ke tek këmbëngulja e gabuar, tek vizioni i ngushtë dhe tek mosguximi për të zbuluar shtigje të reja. Kumanovë, 17.08.2026

Nga asgjëja në (mos)mirënjohës - komentim i surës el-Insan

Hoxhë Mirsim Maliçi

  • E mërkurë
  • (ligjëratë javore (30 min. pas ezanit të akshamit))
  • location-icon te mektebi i Medarixhit (rr. Qemal Ataturk, Shkup)
Libra

Shtigje të diturisë dhe besimit

  • Autor: Ibrahim Sekran
  • Përktheu: Mirsim Maliçi

I nderuari lexues, nga vrojtimet e mia bërë Kuranit, kam gjetur se nocionet dituria dhe besimi shpesh përmenden bashkërisht dhe afër njëra-tjetrës. Madje, Zoti i Lartësuar do ta merrte për dëshmi fjalën e një pale njerëzish, identiteti i të cilëve është bashkëdyzimi i dijes me besimin: “E, ata të...

Lexo më shumë

Videot e fundit

Të gjitha videot

Tags