• Notifications
Kthehu
Edukim dhe tezkije
28 Shkurt, 2026
1 min lexim

Momenti i vërtetë

Hoxhë Mirsim Maliçi

Ne po falemi dhe po e presim momentin e pikimit të lotit, por momenti i vërtetë është kur na pik shiu i vetëdijës për t'u penduar e për të kërkuar falje; ne po lutemi dhe po e presim momentin e përmendjes së dhimbjeve dhe të vuajtjeve tona, por momenti i vërtetë është kur përgjërohemi për gafletin sikur për një sëmundje vdekjeprurëse; ne po përqendrohemi për ta shijuar recitimin dhe po e presim momentin e mbërthimit, por momenti i vërtetë është kur pushtohemi nga ndjenja e fajit për distancën e zemrave tona me fjalën e Allahut; ne po dëgjojmë me kërshëri dhe po e presim momentin kur fjalimet të godasin zemrën, por momenti i vërtetë është kur dëgjojmë këshilluesin e zemrës që na fton për një fillim të ri me Allahun; e po, sa mjerim që momenti i pritur të jetë një paramendim me hamendjet e tona, e jo një befasi e pastrimit prej barrave të gafletit dhe mëkatit.

Mirsim Maliçi

Mekë, 28.02.2026

Shpërndaje
Edukim dhe tezkije

Fitimi i rrejshëm i syfaqësisë

Lexo më shumë
Edukim dhe tezkije

Ndryshimi në mesin e shkumës

Lexo më shumë
Edukim dhe tezkije

Syfaqësia është verbëri

Lexo më shumë

Tags