Lidhja e zemrës për vlerësimin njerëzor - tokësor, ia ndërron shpirtit kursin e shikimit, nga qielli në tokë - përdhé! Kjo lidhje e skadueshme është kontratë e përuljes dhe e fitimeve të rrejshme! Ajo, si një ofertë magjepsëse, do të të afrohet në vazhdimësi, por ti injoroje! S’ia vlen! Është tunel i budallenjëve! Premtimi i Allahut të Madhërishë është unik, madje i papërfytyrueshëm! Shiko aty! Ec andej! Brengosu për të! Lidhe zemrën me Atë që nuk e thyen premtimin!
Mirsim Maliçi
Bonn, 18.1.2020