Kthehu
Lexime dhe dobi
22 Dhjetor, 2024
1 min lexim

“...për ata nga ju që duan istikame.”

Akil esh-Shemri

إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ لِّلْعَالَمِينَ ﴿٢٧﴾ لِمَن شَاءَ مِنكُمْ أَن يَسْتَقِيمَ ‎﴿٢٨﴾‏

“Ai (Kur’ani), është vetëm këshillë, për tërë botën (njerëzit); për ata nga ju që duan istikame.” (Kurani, 81:28)


Vullneti dhe vendosmëria është pikënisja e gjithçkaje. Kur njeriu i humb ato, ai, në të vëertetë, ka humbur gjithçka. Ehlu’s-Suneti dhe Xhemati i pohojnë njeriut vullnetin; Allahu i Madhërishëm thotë: “E, Allahu u ka krijuar juve, dhe ato që i bëni ju”. (Kurani, 37:96); pra, veprën ia ka përshkruar njeriut: “...për ata nga ju që duan istikame.” (Kurani, 81:28); pra, për ata që kanë vullnet e dëshirë për istikame, gjegjësisht që duan të drejtohen në udhën e drejtë e për të përudhen. 

Pra, kush synon të largohet nga mëkatet, i duhet forca e vullnetit, e po ashtu, kush mëton të bëjë vepra të mira, i duhet forca e vullnetit. Dijeni pra, epshi dhe ëndjet e nefsit mposhten me forcën e vullnetit, po edhe ngadhënjimi mbi hidhërimin, arrihet me këtë forcë.


Akil esh-Shemri

Nga arabishtja: Mirsim Maliçi

Shkup, 22.12.2024

Shpërndaje
Lexime dhe dobi

Atëherë kur “të jesh i dobishëm” nuk është e mjaftueshme

Lexo më shumë
Lexime dhe dobi

Kur mentori është, por s'është!

Lexo më shumë

Tags