Në çdo projekt dhe aktivizëm islam, duhet që protagonistët e davetit dhe të edukimit, ta kenë parasysh e të jenë syçelë, që sëmundja më e rrezikshme që mund t’i kanos rrethet davetore dhe personazhet e tyre, është hasedi - smira. Thënë troç, po u shfaq në mesin e tyre hasedi, është shfaqur tharmi zhbërës i projekteve të tyre.
Ndonjëherë botëkuptimet davetore - reformatore mund të jenë krejtësisht të qarta, të fuqishme dhe të ndërtuara nën dritën e shpalljes, mirëpo nuk arrijnë të kenë atë ndikim që duhet të kenë në zemra, shkaku i pengesave në zemër.
Pengesat e zemrës kryesisht janë tre: bindja e dobët, gjegjësisht dyshimi, mendjemadhësia dhe hasedi - smira. Këto janë tre pengesat më të mëdha që ndikojnë në personalitetin dhe sjelljen e njeriut, po dhe në vetë kontekstet xhematore të punës dhe aktivizimit islam. Përveç këtyre tre pengesave, mund të shtohet edhe sëmundja e syfaqësisë, por që më shpesh është problem shumë i izoluar përbrenda vetvetës.
Ai që merret me edukimin e një rrethi vëllezërish e nxënësish, duhet të jetë shumë i vëmendshëm karshi këtyre sëmundjeve, ngaqë këto sëmundje pengojnë përfitimin, pranimin, bereqetin, qëndrueshmërinë dhe vazhdueshmërinë.
Shejh Ahmed Sejid[1]
Nga arabishtja: Mirsim Maliçi
Shkup, 22.01.2025
[1] Nga channeli i shejhut, nën titullin:
سؤالات الإصلاح | ما هي أخطر الأمراض القلبية في البيئات الإصلاحية؟