Kthehu
Edukim dhe tezkije
01 Shkurt, 2025
2 min lexim

Ndryshimi në mesin e shkumës

Hoxhë Mirsim Maliçi

Sahabët me shqetësim pyetën për ne, pse të ishim “shkumë deti”[1], ndërsa përgjigjet e dhëna me frymëzim hyjnor, se si do të duhej të dilnim nga ky realitet, nuk munguan. E sot, përgjigjja “derisa të ktheheni tek feja juaj”[2], i bën përshtypje vetëm një pakices, e cila nuk do (duhej) të ndalet, sepse analizat e batakçive do t’i merr era, e profecitë do të bëhen realitet. E jona është që të shqetësohemi, a jemi (vetëm) pjesë e profecisë së parë për shkumën apo (edhe) e të dytës, për ndryshimin?!


[1] Bëhet fjalë për hadithin e shënuar nga Ebu Davudi (4297), të cilin shejh Sh. Arnauti e vlerëson për hasen, nga Theubani, se i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ve selem!) ka thënë: “Nuk është larg kur popujt do t’iu vërsulen juve, ashtu sikur kur hamësit që i vërsulen pjatës.” Dikush tha: “A pse jemi pak atë ditë?!”; ai tha: “Përkundrazi, atë ditë do të jenë shumë, mirëpo do të jeni veç një shkumë, po si shkuma e detit, e prej gjoksave të armiqve tuaj, Allahu do të largojë frikën kundrejt jush, kurse në zemrat e juaja do të hedh ‘vehnin’. Dikush tha: “E ç’është ‘vehni’?!”; ai tha: “Dashuria për këtë dynja dhe urrejtja e vdekjes.”.

[2] Bëhet fjalë për hadithin e shënuar nga Imam Ahmedi (4987) dhe Ebu Davudi (3462), të cilin shejh Albani e vlerëson për sahih, nga Abdullah Ibn Umeri, se i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ve selem!) ka thënë: “(...) Allahu nuk do t’ua heq poshtërsinë (e rënë mbi ju), derisa nuk ktheheni në fenë tuaj.”.


Mirsim Maliçi

29.10.2023

Shpërndaje
Edukim dhe tezkije

Fitimi i rrejshëm i syfaqësisë

Lexo më shumë
Edukim dhe tezkije

Syfaqësia është verbëri

Lexo më shumë

Tags