• Notifications
Kthehu
Ese dhe vargje
28 Shkurt, 2026
1 min lexim

Mungo!

Hoxhë Mirsim Maliçi

Poetët i vjershërojnë mungesës dhe distancës me thjerrëzën e të përmalluarit, por mungesa nuk është vetëm mallëngjim, e as nuk është një mosparaqitje që duhet t'i shmangesh.

Mungo! Se besnikëria e dëshmuar në mungesë është çertifikim për rrugë të gjata! Mungo! Se fisnikëria e ruajtur në mungesë është shtyllë e lavdive në ardhje. Mungo! Se vëllazëria e sprovuar në mungesë është nozulli i dimrave të jetës. Mungo! Se urtësia e shfaqur në mungesë është strumbullari i sukseseve që nuk do të mungojnë! Musai (a.s.) mungoi! Mungo edhe ti! Se kur ai mungoi, e pa sesi populli i tij lidhet edhe për një viç. Harun er-Rashidi mungoi! Mungo edhe ti! Se kur ai mungoi, rrethi i ngushtë iu shndërruan në "harun"-a!

Jo vetëm lutja në mungesë - kur vëllai yt s'të dëgjon, është më me vlerë, pra, e pranueshme, po edhe ndërgjegjja, respekti dhe lojaliteti në mungesë kanë tjetër domethënie, pra, të pazëvendësueshme.

Dhe, vendi zihet dhe lihet, kurse mungesa qartëson dhe zëvendëson! Mungo!


Mirsim Maliçi

Mekë, 28.02.2026

Shpërndaje
Ese dhe vargje

Veç një shenjë!

Lexo më shumë
Ese dhe vargje

Paraprakisht!

Lexo më shumë
Ese dhe vargje

Mirë se vjen o mallëngjim!

Lexo më shumë

Tags