Kthehu
Fikh dhe adhurim
01 Shkurt, 2025
2 min lexim

Agjërimi i ashuresë pa e paraprirë apo pa e pasuar me agjërim

IslamQA – Muhamed El-Munexhid

Pyetja: A lejohet agjërimi i ditës së dhjetë të muajit muharrem – pra dita e ashuresë, duke mos e paraprirë me agjërim të ditës së nëntë apo duke mos e pasuar me ditën e njëmbëdhjetë?!
Përgjigjja: Falënderimi i përkryer qoftë për Allahun! Në lidhje me këtë çështje shejhu’l-islam Ibn Tejmije ka thënë: “Agjërimi i ditës së ashuresë është shlyerje e mëkateve të një viti dhe nuk paraqet ndonjë problem nëse ajo ditë agjërohet veçmas, pa i bashkangjitur ndonjë ditë tjetër!”[1] Të njëjtin qëndrim e ka shprehur edhe Ibn Haxher El-Hejtemi, i cili ka thënë: “Nuk ka problem që agjërimi i ashuresë të jetë veçmas, i pabashkangjitur me ndonjë ditë tjetër!”[2]
Një pyetje e këtillë ka mbërritur edhe tek Komisioni i përhershëm për fetva, dhe përgjigjeja e tyre ishte, siç vijon: “Të agjërosh ashurenë si një ditë e vetme, është diçka e lejuar, mirëpo më me vlerë është të agjërosh një ditë përpara saj apo pas saj, gjë kjo e vërtetuar në traditën e të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ve selem!), i cili ka thënë: “Në qofsha gjallë vitin e ardhshëm, kam për ta agjëruar të nëntën!”[3] Ibn Abasi (radijallahu anhu!) thotë: “Ka për qëllim: të nëntën, bashkë me ditën e dhjetë!”[4]

Fetva e përpiluar nga: IslamQA – nën patronazhin e Shejh Muhamed El-Munexhid
Përktheu nga arabishtja: Mirsim Maliçi
10.10.2016


[1] “El-Fetāvā el-kubrā”, v. 5, f. 378.
[2] “Tuḥfetu’l-muḥtāxh”, v. 3, kapitulli mbi agjërimin vullnetar.
[3] Shënon Muslimi (1134).
[4] “El-lexhnetu’d-dāimetu li’l-buḥūthi ve’l-iftāi”, v. 11, f. 401.


Shpërndaje

Tags