Kthehu
Mësime dhe ndërtim
07 Mars, 2025
2 min lexim

Pse daveti që të çliron, të frikëson?!

Hoxhë Mirsim Maliçi

Në kodin islam rreth të drejtave të skllavit, atëbotë kur popujt e kishin (vetëm) skllavërinë klasike, skllavopronari obligohej që t’i oftonte një kujdes optimal robit, gjegjësisht një pako a asistencë të mbijetesës e të mirëqenies. E, në histori përmendet se, asokohe, shpesh paskësh bërë vakia që, kur zotëria, për sevap të shpirtit të vetë, ka vendosur t’ia dhurojë lirinë falas skllavit, ky i fundit e ka refuzuar lirinë. Po, po, e ka refuzuar!

E, a e dini pse?! Sepse me ndryshimin e ri - nga robëria në liri, ai si “i lirë” do ta humbte atë pako të sigurtë të asistencës së paraparë me ligj, që i binte hise si skllav, e me të cilin status, po edhe me të cilat të drejta të garantuara për skllavin, ai ishte familjarizuar prej kohësh. Tutje, si i lirë, ai do të duhej të fillonte një jetë të re, me sfida të reja si krejt shoqëria tjetër që punon, rrezikon, ndërton, sfidohet, fiton, humb, kalkulon e pëson.

E po, ndaluni pak! A iu duket sikur e keni parë këtë ngjarje gjetiu?! Në fakt, ky fenomen i dikurshëm, më vjen përpara sysh teksa më trazohet një pyetje, përgjigjja e së cilës është tek sjellja e skllavit që e do lirinë, por e refuzon atë.

Pse daveti që të çliron, të frikëson?! Pse një ide përparimtare të tremb?! Pse e shikon syshtrembër një thirrje që të fton të ndërtohesh e të shtegtosh me dije?! Pse e tëhuan këdo që fton të reformohesh?! Pse të trazon një thirrje e qetë?!

E po, mund ta refuzoni lirinë dhe veçse po e bëni, e po, fundja jeni të lirë ta bëni edhe këtë, ashtu siç janë të lirë edhe ata që e deshën lirinë tuaj, që tanimë të mos i vën veshin kukatjes suaj që iu del nga kamxhikosja e skllavopronarëve.

Ku ka skllevër, ka dhe skllavopronarë, por kontratat nuk shkruhen në letër, por në mendësi. Shqyje atë kontratë!

Mirsim Maliçi

06.11.2018

Shpërndaje
Mësime dhe ndërtim

Ndryshimi?! Vetëm atëherë kur Islami të jetë qendra e qendrave tona!

Lexo më shumë
Mësime dhe ndërtim

Që ta shpëtosh dikë në rrethrrotullim

Lexo më shumë
Mësime dhe ndërtim

Gatuani mendjet që të mendojnë!

Lexo më shumë

Tags