Kthehu
Mësime dhe ndërtim
09 Shkurt, 2025
1 min lexim

Që ta shpëtosh dikë në rrethrrotullim

Hoxhë Mirsim Maliçi

Përditshmëria e njeriut të sotëm është e përçudnuar, ndaj dhe konsumimi virtual i tij, nuk është për t’iu referuar. Bile edhe përmbajtjen fetare ai e ka një rezultat tjetër, prej mijëra rezultateve të ujdisë së tij me vetvetën e humbur në rrethrrotullimin e kurreshtjes, kotësisë, endjes dhe paqëllimësisë: “asgjë s’është për t’u marrë aq seriozisht në mishmashin virtual, madje edhe përmbajtja fetare, të cilën herë e lexoj, herë e dëgjoj, herë e pëlqej, herë e shpërndaj, por fare pak më përcakton, më identifikon e më përfaqëson”.

Dhe kur në këtë sorrollatje ai parapërcaktohet të ndjek pafundësisht turmat, qendra e kthimit është vështirë e dukshme në fund të tunelit, po aq sa rikthimi i njeriut nga përçudnia në natyrshmëri. 

Prandaj, davetçiu duhet të mat vetëm në sajë të diturisë, frymëzimit, përgjegjshmërisë, planit, ambicieve, devotshmërisë, prioriteteve, hartës fetare dhe shembulltyrave të përndritura nga shpallja, e jo me numrat e jetës virtuale. Kuptohet, nëse vetë davetçiu nuk është pjesë e turmës së humbur pafundësisht në rrethrrotullim. 


Mirsim Maliçi

Medine, 08.01.2025

Shpërndaje
Mësime dhe ndërtim

Pse daveti që të çliron, të frikëson?!

Lexo më shumë
Mësime dhe ndërtim

Ndryshimi?! Vetëm atëherë kur Islami të jetë qendra e qendrave tona!

Lexo më shumë
Mësime dhe ndërtim

Gatuani mendjet që të mendojnë!

Lexo më shumë

Tags