Cilado udhë e përshkuar,
po dhe cilido synim,
e ka etjen që të kap,
po dhe zërin me rënkim!
Ngado që të shtegtosh,
po dhe të ngulësh sytë,
buzëqeshjet më të mira,
terri t’i le pa dritë!
Përveç një drite,
që nuk njeh errësirë,
drita e velajes,
në qofsh shpirtdëlirë!
Shpirt i bekuar,
i rrallë ndër soje,
i mbuluar me velaje,
që hikmet qet prej goje!
Po si ta kuptojë,
robi i përmalluar,
vallë, shiu i velajes,
a më ka kapluar?!
Eh, ky shi ka një shenjë,
që bën mirë ta dish,
alameti i velajes,
një fitim shumëfish!
Fitore e pashoqe,
Allahu të të doj’,
rrugëtim i qetë,
kur e di pse rroj!
Rroj për Allahun,
ibadetin t’ja kushtoj,
rroj me sy matanë,
tek i Dashuri do t’shkoj!
Ky është alameti,
i velajes së mëtuar,
të jesh në istikame,
e rob i përqëndruar!
Se Allahu të do,
veç kësisoj kuptohet,
istikame e itiba,
kështu shpëtohet!
Velaja nuk matet,
me dynjanë e pavlerë,
që ik e tretet shpejtë,
sa tuj hap një derë!
Velaja nuk matet,
me dynjanë pa kimet,
se ajo i vjen kujtmos,
shih e mos vet!
Velaja nuk matet,
me folenë pa kulm,
se ajo është një hiç,
sado ta duash me ngulm!
E po dije e kape,
prap po ta them:
velaja ka një shenjë,
do të jem a s’do të jem!
A do të jem nën atë hije,
që shtatve iu ka premtuar,
a do ta shoh Vedudin,
se zemra m’u ka përmalluar?!
A do të jem në tajfen,
e robërve të vërtetë,
a do t’i shoh me sy,
dyert e xhenetit: tetë?!
A do të jem fatlum,
në ditën pa kthim,
a do të kaloj siratin,
a do të gjej shpëtim?!
Velaja ka shenjë,
me një gajle t’ngarkon,
ahireti të rri para sysh,
e gjithnjë të shoqëron!
Velaja ka shenjë,
n’udhe Vedudi të mban,
nuk lakon nga qëllimi,
edhe nëse ec mbi vullkan!
Nga qëllimi i ibadetit,
e i teuhidit të kulluar,
qëllimi i pasimit,
të Profetit të bekuar!
Velaja është sihariqi,
i një udhe të gjatë,
velaja është uji,
në shkretirën e thatë!
Mirsim Maliçi
Shkup, 12.10.2021