user

Hoxhë Mirsim Maliçi

Çka e zgjidh besimi dhe devotshmëria, nuk e zgjidh asgjë tjetër. Që i bie?! Alternativat tek të cilat të çon dobësia fetare, nuk janë alternativa, mundësitë të cilat t'i ofron rrethi i paudhëhequr nga feja, nuk janë mundësi, perspektivat që t'i pikturojnë djajtë që të duan mëkatar, nuk janë perspektiva, dhe emancipimi që të vjen nga inferioriteti që të ka robëruar, nuk është emancipim. Pra, ikja a shmangia nga qendra dhe lartësira e besimit dhe e devotshmërisë, sido që quhet, është mospërmbushje, dështim, vuajtje, humbje dhe shkuarje mbrapa. Gjithçka e rrallë shtrenjtohet dhe të shtrenjtat e rralla vështirë zëvendësohen. E po, u sorrollatët boll te alternativat, mundësitë, perspektivat dhe emancipimi?! Dijeni, rrethi nuk është itinirar, po as bredhja nuk është udhëtim: çka e zgjidh besimi dhe devotshmëria, nuk e zgjidh asgjë tjetër. - Shkup, 19.08.2025

user

Hoxhë Mirsim Maliçi

Fetaria e varur për emocione dhe kërkimi i pafund i diçkaje emocionale që ta këndjell fetarinë, është, mes tjerash, një shpërfaqje e frikshme e mosgatishmërisë për t’u sistemuar në fe: dëgjuam dhe u bindëm. Kjo fetari “u emocionova dhe u binda” ka pritshmëri që mezi shihet, kundrejt fetarisë së ubudijës, nënshtrimit, pasimit dhe argumentit, që pritshmëritë i ka me shumëfishim, anipse i duhet të mbajë gacën në dorë. Njerëzve normalë u duhet, fjala bie, për punën e tyre, ta dinë kontratën, obligimet, orarin, rregullat, e tjerë, por jo që çdo ditë nisen për punë me fjalime motivuese. Motivimi është shtysë, vetëdija është përcaktim; emocioni është fërkim sysh, dija është zgjim. Zgjohu dhe përcaktohu: rob i nënshtruar i Allahut të Madhërishëm.

user

Hoxhë Mirsim Maliçi

Disponimi i fetarëve pa metodologji fetare, pa referenca dhe pa objektiva, është një çrregullim që e përkthen fjalinë e thënë: “Dikush mund të ndihet mirë dhe të jetë i sëmurë - dhe anasjelltas”: entuziazëm për sekt e klan, flakërim për emocione pa arsye dhe ecje symbyllazi pas mediokrëve, përbri ftohjes kundrejt konsekuencës doktrinare, shpërfilljes së qartësisë së vetëpërcaktimit dhe mjegullimit të arsyes dhe diturisë. E po, ç’mund të jetë kjo, veçse një tjetër pasojë e faturës së shtrenjtë akoma të pashlyer të injorancës, mediokritetit, provincialitetit dhe pagatishmërisë për t’u qytetëruar. Një e vërtetë e trishton soditjen që mbizotron: anijës së qytetërimit nuk mund t’i bashkangjitesh kudo, por vetëm në portin e arsyes, kulturës dhe virtytit. - Shkup, 05.08.2025

user

Hoxhë Mirsim Maliçi

Pse duhet të jetosh në përditshmëri me rrëfimet, fjalët dhe jetëshkrimin e evlijave e të ulemave?! Sepse historia e tyre është rrafshnalta e vetme ku horizontin e sheh pa mjegulla, dhe se, me përfytyrimin e shembullit të tyre, lehtas e tejkalon me zhvleftësim përditshmërinë që të rrethon, e cila thuajse s’ka gjë për t’i lënë historisë.

user

Hoxhë Mirsim Maliçi

Mund të jesh shërbyes i madh i fesë, mirëpo nuk je i madh pa e kaluar provimin e davetit dhe të aktivizmit në bashkësi me aktorë si ti a me më të mëdhenj se ti; sepse, fillimisht, ara e Islamit është më e madhe sesa ti vetë ta prashitësh e ta lëvrosh atë fund e krye, dhe, së dyti, nëse s’ke mundësi ta mbulosh vetë këtë madhësi e gjerësi, pse nuk kërkon të tjerë që të punojnë përkrah a krahas teje, në mënyrë që të mos ngele ajo fushë e shkretë dhe e djerrë?! Nëse e refuzon këtë të vërtetë, atëherë në të dyja rastet i bie që ke mendim të keq për Islamin: e para, i bika të jetë arë e vogël dhe ti e mbuluake vetë, e në të vërtetë, “ara e madhe, kur je vetë t’ha”, si dhe, e dyta, përherë sipas hamendjes tënde, i bika të jetë një arë jo aq me prioritet dhe pashmangshmëri, ndaj kur nuk ia dal vetë me krye, e lë batall dhe të papunuar, por jo që bëj çmos për të gjetur zgjidhje. “Bjer shi në arën time” (ndoshta) mund të urosh tek ara e bukës tënde, por në arën e Islamit çdo pëllëmbë që e lëron dikush, është një lajm i mirë i ngjarjes së përbashkët të davetit. Pra, le të japim provimin, në stinën e mbjelljes, por edhe në të korrjes: gjithnjë umet i xhematit dhe i safave, e jo i vetjakut dhe i individualizmit. - 03.07.2025


Tabiinët, fragmente dhe mësime

Hoxhë Mirsim Maliçi

  • E mërkurë
  • (30 min pas ezanit të jacisë)
  • location-icon Rruga 'Qemal Ataturk' ~ Shkup
Libra

Shtigje të diturisë dhe besimit

  • Autor: Ibrahim Sekran
  • Përktheu: Mirsim Maliçi

I nderuari lexues, nga vrojtimet e mia bërë Kuranit, kam gjetur se nocionet dituria dhe besimi shpesh përmenden bashkërisht dhe afër njëra-tjetrës. Madje, Zoti i Lartësuar do ta merrte për dëshmi fjalën e një pale njerëzish, identiteti i të cilëve është bashkëdyzimi i dijes me besimin: “E, ata të...

Lexo më shumë

Tags