Asnjë ikje nuk dëhit më trishtueshëm se kur je në drejtim të kundërt me vetvetën, sikurse asnjë vetmi nuk të premton shoqëri më të mirë, sesa ajo e fituar në një lartësi ku nuk mbrrin vërshimi i shtirjes. Dhe në një katrahurë të përbotshme ku aktrimi përbën vetë jetën, të banosh në ishullin prej pasqyrash, ku sheh vetvetën duke e parë vetvetën, sikur bota përreth nuk ekziston, do të thotë të jetosh i qetë dhe i kursyer. E po, monologu më i mirë është ai që para se ta recitosh me art, ta kesh menduar me shpirt, e para se të degjosh duartrokitjen e dikujt, ta kesh dëgjuar harenë e protagonistit, pra, të vetvetës. - Diku udhës, 09.02.2026