Udhëzimi, devotshmëria dhe dituria fetare nuk janë goditja e parë dhe e fundit për t’u lirurar nga karakteri dhe identiteti i trashëguar prej prejardhjes kulturore. Pra, mund të jesh mirë i udhëzuar e të merresh me dije fetare, por të duhet shumë kohë e shumë mund, për t’u liruar nga mediokriteti i shkaktuar nga pasiviteti intelektual denbabaden, nga inati e ngushtësia provinciale, nga izolimi e paragjykimi paranojak, nga oshtima përjashtuese, e nga hiperbola e megalomanisë. Udhëzimi është një përpjekje, nuk është shenjtëri; të udhëzuarit janë robër, e jo kumtarë të Zotit. Udhëzimi është fillimi, jo rrëfimi i tregimit të kryer. - Shkup, 18.02.2026