• Notifications
Kthehu
Vrojtime
22 Shkurt, 2026
1 min lexim

Nuk ka pse të të mungojë

Hoxhë Mirsim Maliçi


Çdo botëkuptim që ujitet nga burimi i shembulltyrave tua, është një tjetër pemë në ishullin e vlerave të cilave u takon. E, me sa më shumë botëkuptime autentike për ishullin e identitetit tënd shpirtëror, ilmor e kulturor, dhe me sa më shumë ujitje për kopshtet ku e merr zahirenë e vitit, ishulli kthehet në një xhungël të dendur, ku degët e larta të pemevë me rrënjë të forta të pengojnë të shohësh ishujt e tjerë, e sidomos ato të thata e batall. Të jetosh aty pa ëndrruar emigrimin do të thotë të jetosh i pushtuar nga gjerësia e horizontit dhe madhështia e qiellit, e këto dyja pastaj e tretin mungesën e botës përreth. Zoti im! Ne ishim në errësirë, djerrinë dhe vite të thata, e Ti na solle te drita e ilmit, kroi i ulemave dhe toka pjellore e trashëgimisë profetike; me bujarinë Tënde, na e jep o Zot qetësinë e adhuruesve munibinë, kthjelltësinë e ulemave rabanijinë dhe sigurinë e davetçive sidikinë. - Medine, 22.02.2026

Shpërndaje
Vrojtime

Janë dy lloj afrimesh me ahiretin

Lexo më shumë
Vrojtime

Po sikurse "...ajo tokë që është e ligë, aty mezi rritet diçka..."

Lexo më shumë
Vrojtime

Autoriteti i fituar me vlera

...

Lexo më shumë

Tags