Kthehu
Vrojtime
24 Mars, 2025
1 min lexim

Në truallin e hajrit mund të lind edhe sherri

Hoxhë Mirsim Maliçi

Në truallin e hajrit mund të lind edhe sherri, e këtë dijetarët kaherët e kishin vënë re. Dikush kishte thënë, se sëmundjet më të shpeshta që lindin duke jetësuar vepra a veti të mira, janë, fjala vjen, te ibadeti syfaqësia, te mençuria vetëpëlqimi, te mendjemprehtësia vulgariteti, te kursimi koprracia, te bujaria mburrja, e te dituria mendjemadhësia, e kështu me rradhë. E lum pra, për gjithsecilin që ka hyrë në truallin e davetit, pa rrënuar trashëgiminë shekullore të atyre që na e ruajtën fenë me sinqeritet e këmbëngulje, që ka hyrë në truallin e selefizmit, pa përfunduar në sektarizëm, dhe që ka hyrë në truallin e veprimtarisë reformuese, pa përfunduar në urrejtjen e tjetrit që mundohet e përpiqet tjetërkund. Djalli dhe uni yt, atëherë kur ngjyrosjen e ke me vlera, dredhinë ta luajnë pikërisht tek fusha e vlerës të cilës ti i takon. E po, më mirë zgurdulloi sytë nga habia qysh e mira ta thyeka qafën, sesa t’i hapësh sytë i trishtuar kur të shohësh regjistrin e zullumeve në Ditën e Gjykimit. - 24.03.2025

Shpërndaje
Vrojtime

Janë dy lloj afrimesh me ahiretin

Lexo më shumë
Vrojtime

Po sikurse "...ajo tokë që është e ligë, aty mezi rritet diçka..."

Lexo më shumë
Vrojtime

Autoriteti i fituar me vlera

...

Lexo më shumë

Tags