Vdekja është hak, kurse djersët e mortjes duke shërbyer fenë e Allahut, janë fat. Dy goditje zgjimi më vrasin mendjen kur vdes një dijetar i dëshmuar: ai arën e vetë e mbolli dhe e lavroi për të korrurat që i synoi, po dhe, prej arës së vetë askush s’e largoi: as smiraku tek mexhet e arës, e as armiku në udhët që çojnë tek ara. E pse të mos jetë kështu, kur tregtia e ilmit, davetit dhe islahit është me Bujarin Absolut?! Pra, vdekja e tyre nuk është shuarje, por ngarje që vadit frymëzimin e atyre që s’e kanë mendjen të ndalen. - 18.03.2025