Një kapitull i gjerë i hadithologjisë ka si fokus studimi personazhet e transmetimeve, që si protagonistë të diturisë, fillimisht kishin qenë të besueshëm dhe të përpiktë, por që pas një kohe i kishin humbur këto epitete. I kishin humbur pas një sprove a pas plakjes. Mirëpo jo pak ishin futur në evidencat dhe regjistrat e transmesmetuesve të dobët, dhe kjo pas dëmit shëndetësor, emocional a fetar që iu kishte ardhur pasi kishin ushtruar detyra të autoritetshme apo role shoqërore të mëdha. Pra, autoriteti dhe fama nuk janë përherë porta lavdie, përkundrazi, më vështirë sesa t’i arrish, është të dalësh prej tyre faqebardhë.