Hirësia e juaj, kurrë nuk është vonë për të dalë nga filmi. E po, më fal, gabova! Po mendoj që, ndoshta shtirja është gënjeshtra më e pamohueshme e shpikësit: i pari e sajon, vetë i fundit asaj dikur edhe i beson, e pastaj asnjëherë dot s’e mohon. Pra, i bie që më mirë është të ngutesh për t’u vetëçliruar nga roli i rremë, se pastaj imagjinata mund të kthehet në marrëzi. Pra, mund të bëhet vonë! - Shkup, 04.02.2026