Llafet me urrejtje dhe thashethemet me llafazanëri, janë valle e ansamblit të kulturës së shkretë. Ajo josh shumëkënd, por jo atë që është ulur këmbëkryq për t’i vështruar ambiciet e veta dhe as atë që ka përveshur mëngët për të prashitur xhenetin e tij. Entuziazmi duke parë kallinjtë e kësaj dynjaje, mund të shuhet kur kallinjtë shkatërrohen nga stuhitë, kurse entuziazmi duke aspiruar të korrurat e ahiretit, veç çka shkon e shtohet. E pra, shokë, ecni duke injoruar fishkëllimat e idhnakëve, se kontrata me Allahun është më e madhe sesa të shpërqëndrohet nga vocërrimat. - 24.03.2025