• Notifications
Kthehu
Vrojtime
15 Prill, 2026
1 min lexim

Gjysmëerrësira

Hoxhë Mirsim Maliçi

Ndonjëherë njeriu shkarravit, por është i lexueshëm, e ndoshta shkrimin më të keq e kanë vetë shkrimtarët më të mirë. Qartësia, filozofia, bukuria dhe mesazhi i fjalës, e jo bukurshkrimi, i japin vlerë shkarravitjes së njeriut të mençur. Por, lajmi i keq është që kur njeriu i mençur bie në grackën e lakmisë dhe të oportunizmit, e kur ngatërrohet në litaret e popullizmit, famës dhe shtrirjes, e kur skllavërohet nga vëmendja, sytë dhe duartrokitjet e njerëzve, atëherë edhe në bukurshkrimin më mahnitës ai i përshkllin dhe i shkarravit mendimet. Shkarravitja e mendimeve dhe e qëndrimeve, ajo është fatkeqësia. Më fatkeq se një çun që me lajme të rreme fiton vëmendjen për të nxjerrë një qindarkë, e të cilit një këshillues do t’i thoshte: përmbaju etikës dhe vërtetësisë, se fitimi me lajme të rreme është haram. E lajmi më i rremë është të ndjekësh retë, kur duhet (dhe të kërkohet) që njerëzit t’i ekspozosh në rreze të diellit. Hoxhë, davetçi, e shërbyes i Islamit, ke zgjedhur rrugë të vështirë, lehtësoje me qartësi, besnikëri, vetëllogaritje dhe ripërtrirje. - Shkup, 15.04.2026

Shpërndaje
Vrojtime

Janë dy lloj afrimesh me ahiretin

Lexo më shumë
Vrojtime

Po sikurse "...ajo tokë që është e ligë, aty mezi rritet diçka..."

Lexo më shumë
Vrojtime

Autoriteti i fituar me vlera

...

Lexo më shumë

Tags