Nëse gjurmët e ecjes tënde nuk po i mbulon bora, por po thellohen nga ecja e shokëve dhe e bashkëudhëtarëve tu, atëherë në vizionin e pranverës në ardhje, ndiqe këtë rregull: besatarët e acarit janë anëtarët e shtëpisë së Arkamit, për pritje, përcjellje dhe kollitje, kurse dashamirët e pranverës, janë darsmorët që i presim në gëzime, për ardhje, shkuarje e urata. E po, krushku i parë është merhabaja e miqësisë, kurse krushqit e vonuar, mund të jenë edhe jabanxhi, që, mirë se kanë ardhur, por darsma nuk renditet në hesap të tyre. - 02.02.2025