Skenarin e shkruar e lexon secili, kurse atë të pashkruar, pakkush. Shumica e raporteve të mira ndërnjerëzore jetojnë me mirëkuptim, i cili thuajse tretet fare kur përballë vetës e gjen një rrjedhë dhe itinerar të ngjarjes, që tingëllon si rastësi e përditshmëri, por në të vërtetë është paramendim dhe planifikim. E kur skenarin e pashkruar e sfidon me reciprocitet, ti je fajtor. E ç'faj ke bërë?! Thjesht, lexove pak më matanë mjegullave. Diku udhës, 24.10.2026